Atentat i dështuar ndaj Zoran Zaev, e shpëtojnë shërbimet sekrete greke
Shërbimet Sekrete të Greqisë kanë shmangur një atentat ndaj Zoran Zaevit.
Vetëm pak muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës nga Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, Shërbimet Sekrete të Greqisë i kanë shpetuar jetën kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pasi kanë zbuluar një tentativë për ekzekutimin e tij.
Lajmin në fjale e ka bërë me dije gazeta Vradini e së dieles e cila u referohet burimeve të saj në Ministrinë e Jashtme të lidhura ngushtë me Shërbimin Inteligjent të Greqisë. Sipas këtyre burimeve , pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Shkupit me 69 vota më 20 qershor (Marrëveshja u nënshkrua në 12 qershor në fshatin Psarades të Florinës në Prespë), tensioni politik arriti kulmin në vendin fqinj.
Opozita e udhëhequr nga VMRO, me lider Kristian Mickovskin (i cili zëvendësoi Nikolla Gruevskin, por që atëherë konsiderohej një përkrahës i tij), e kishte polarizuar klimën në një nivel të rrezikshëm, në një vend ku tentativat për vrasje nuk ishin të panjohura. Shërbimet sekrete greke informojnë kryeministrin e atëhershëm Alexis Tsipras se ka lëvizshmëri të madhe në Shkup, kundër Zaevit dhe Athina menjehere lajmeron shërbimet amerikane, të cilat i dinin reagimet, por nuk njihnin thellësinë e tyre.
Gjithashtu jane vene re perpjekjet e organizatave te fuqishme të Maqedonasve të Australisë dhe Kanadasë qe jo vetem shprehnin zemërimin e tyre por edhe kane financuar reagimet në Shkup, si dhe jane perpjekur te mos ratifikohet marreveshja ne parlament.
Përpjekja dyshohet se u financua pikerisht nga keto organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës të vendeve të treta, të cilët shfaqen në Shkup, si agjentë tregtarë ose… drejtues të medias.
Në të njëjtën kohë, shërbimet e inteligjencës greke informojnë Ministrinë e Jashtme se “një veprim agresiv kundër Zoran Zaef është i pashmangshëm”, pa asnjë provë të vërtetuar që çon në diçka më specifike. Kryeministri i atëhershëm Tsipras udhëzon Ministrinë Jashtme të informojë autoritetet kompetente të vendit fqinj, dhe Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, ishte i pari që u informua dhe me pas ka nojftuar edhe kryeministrin , Zoran Zaef në detaje.
Sipas gazetes kane qene vete agjentet amerikane qe kane marre ne mbrojtje kryeministrin e Maqedonise se Veriut dhe u kane derguar mesazhe ambasadave të huaja dhe VMRO -së që ata ” dinë gjithshka”. Dhe ne ato muaj Zoran Zaef kishte të njëjtën mbrojtje si presidenti amerikan, ndaj dhe sic duket eshte hequr dore nga tentativa per vrasje e planifikuar ndaj tij.
Padyshim sipas mediave greke ky zbulim jep vetem majën e ajsbergut dhe ka ende shumë aspekte të çështjes.Lajmi ne fjale publikohet nga te gjitha mediat e Greqise ,pasi behet fjale per nje zhvillim qe pasoi nje prej marreveshjeve me te rendesishme ne Ballkan ne dekadat e fundit e cila u arrit me shume perpjekje e diplomaci nga te dy palet dhe pati e vazhdon te kete reagime kunder dhe pro saj.