Athina paralajmeron Ankarane rreth rishikimit te Traktatit te Lozanes

Ministri grek i mbrojtjes ka paralajmëruar Ankaranë kundër rishikimit të Traktatit të Lozanës, e cila krijoi kufijtë mes dy vendeve në vitin 1923.

“Greqia nuk dëshiron luftë, por nuk është gati të heqë dorë të drejtat e saj sovrane.”  Të mërkurën, Ministria greke e Mbrojtjes lëshoi një deklaratë se z Kamenos do të kishte mirëpritur ambasadorin e ri turk në Athinë, Halit Çevik. Megjithatë, nuk ka detaje të ndonjë “vizite mireseardhjeje” te ambasadorit te ri .

Në një takim me Halit Çevik, ambasadori i ri turk në Greqi, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka paralajmëruar Ankaranë kundër përpjekjeve për të rishikuar kufijtë ekzistues të dy vendeve të përcaktuara në Traktatin e Lozanës të vitit 1923 , ka cituar një burim i afërt me ministrine.
“Ne nuk duam luftë, Greqia është një vend i qetë, ne nuk kërkojmë konfrontim me askënd, por ne kurrë nuk do te braktisim të drejtat tona sovrane”.

Zyrtarisht, Ministria greke e Mbrojtjes as nuk konfirmon dhe as nuk e mohon këtë informacion. Traktati i Lozanës, nënshkruar në korrik të vitit 1923 mes Mbretërisë së Bashkuar, Frances, Italise, Japonise, Greqise, Rumanise, Jugosllavise, nga njëra anë, dhe Turqise në anën tjetër ka themeluar kufijte e rinj te Turqise duke shënuar kështu fundin e Perandorisë Osmane.

Në deklaratën e tij të fundit, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shprehur dëshirën për të rinegociuar marrëveshjen. Greqia, ndërkohë, vuri në dukje se kjo ishte hera e parë në historinë moderne që Turqia haptas ve ne pikepyetje Traktatin e Lozanës dhe kufijtë e vendosura midis dy vendeve.

Abedin Rakipi

SHKARKO APP