Athinë, 3 milionë grekë protestojnë kundër emrit të Maqedonisë. Në Tiranë…
Mbi 2500 autobusë me protestues pritet të zbarkojnë në Athinë të dielën e 4 shkurtit, për të protestuar kundër emrit të ri të Maqedonisë. Protesta do zhvillohet në sheshin “Sintagma”, ku protestuesit do dalin kundër emrit që qeveria greke ka rënë dakord me Maqedoninë “Maqedonia e Epërme”.
Emri u propozua nga negociatori i OKB-së, Methju Nimiç, dhe u pranua nga të dyja palët, por po kundërshtohet ashpër në Athinë nga disa parti nacionaliste. Protesta e të dielës pritet të jetë më e madhe se ajo e pak ditëve më parë në Selanik.
Qeveria greke ndodhet në telashe, ku përveç problemeve që ka me koalicionin, dy ministra janë kërcënuar me jetë për shkak të emrit të Maqedonisë. Llogaritet se protesta e nesërme në Athinë do të ketë 3 milionë qytetarë.
Ndërkohë në Tiranë, protesta kundër marrëveshjes me Greqinë, ku dyshohet se Shqipëria fal një sasi të konsiderueshme territori, mblodhi sot vetëm disa qindra vetë.