Autori i masakrës në Cetinje, del me një të shkuar kriminale. Pse drejtësia nuk e dënoi?

Monstra Vuk Boriloviç, autor i masakrës së Cetinjës, nuk është pa të kaluar kriminale. Detajet e krimit që ka tronditur Europën, janë të shumta.

Mësohet se ai ka pasur katër-pesë raportime për sjellje të dhunshme në rininë e tij, dhe gjashtë apo shtatë muaj më parë fillimisht verbalisht e më pas e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij Marko Lagator.

Pas një konflikti në punë, Boriloviç shkoi në shtëpinë e tij në Humce, e plagosi, i dëmtoi makinën dhe e gjuajti me gurë shtëpinë.

Boriloviç u shoqërua në polici dhe në korrik të këtij viti, për shkak të sjelljes së dhunshme, dhe u vendos në “arrest shtëpie”. Pse drejtësia nuk e dënoi? Tani tragjedia e tmerrshme ndodhi, dhe jetët e humbura nuk kthehen, por si në Shqipëri, edhe në Mal të Zi, drejtësia duhet të bëjë Drejtësi.

SHKARKO APP