Ballkani, duhet të tregojë se mund të punohet së bashku

Bruksel – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal organizoi sot nw Bruksel takimin e katërt vjetor të Koordinimit të Donatorëve për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë hapjes së takimit, Sekretari i Përgjithshëm i KBR-së Goran Svilanoviç theksoi se ky tubim synon rritjen e koordinimit të donatorëve në rajon.

“Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë plotësisht të angazhuara në zbatimin e Strategjisë së Evropës Juglindore 2020, që përfshin reforma, përshtatje dhe harmonizim thelbësor. Financimi i kërkuar duhet të ndjekë këto gjurmë. Prandaj, ky takim ofron një mundësi të shkëlqyeshme për përfituesit dhe donatorët për të shkëmbyer informacion mbi nevojat aktuale, boshllëqet dhe mundësitë, duke çuar në përfundimin me sukses të detyrave të ndërmarra. Takimi është një mundësi për donatorët që të koordinojnë përpjekjet e tyre. “.

Colin Wolfe, Udhëheqësi i Njësisë për Bashkëpunimin dhe Programet Rajonale të Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerimin dhe Negocimin theksoi se bashkëpunimi rajonal, i udhëhequr nga KBR është shumë i rëndësishëm në arritjen e qëllimeve të dëshiruara.

“Momenti i krijuar për Ballkanin Perëndimor nga Strategjia e Bashkimit Europian (BE) mbi perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor duhet të përdoret. Rajoni duhet të tregojë se mund të punojë së bashku dhe të bëjë rezultate të rëndësishme. BE do të ofrojë mbështetjen e saj në proces “, tha Wolfe duke shtuar se donatorët e mbledhur në këtë takim do të jenë në gjendje të vlerësojnë mundësitë për t’u bashkuar.

Takimi përpiqet të sigurojë shtrirjen e mbështetjes financiare të donatorëve të ardhshëm me objektivat e SEE2020, duke shmangur mbivendosjet dhe duke siguruar planifikim në kohë dhe duke plotësuar financimet nga nivelet kombëtare. Gjithashtu, diskutimi do të theksojë fushat në të cilat ndihma teknike është shumë e nevojshme, si në nivel kombëtar dhe rajonal.

Takimi i Koordinimit të Donatorëve po mbahet një ditë pas miratimit të Dokumentit të Programimit të EJL 2020 për periudhën 2018-2020, i cili identifikon qartë prioritetet kryesore dhe një plan pune të orientuar nga synimi për periudhën e dhënë.

Takimi është duke bashkuar aktorët rajonal / përfitues të përfshirë në zbatimin e Strategjisë së Evropës Juglindore 2020 dhe Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale (në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, organizatat kryesore donatore, donatorët bilateralë, institucionet e tjera financiare ndërkombëtare IFIs) dhe organizatat, iniciativat rajonale dhe agjencitë zbatuese për të mësuar dhe diskutuar mbi mundësitë e financimit.

SHKARKO APP