Ballkani në prag lufte? Maloku: Nëse e nxit Moska për të tërhequr vëmendjen

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për një situatë që mund të shkaktojë një luftë në Ballkan. Politologu Albinot Maloku thotë se nuk sheh hapësira për konflikt të armatosur Kosovë-Serbi, pavarësisht tensioneve që janë të pranishme. Po ashtu ai nuk e përjashton si mundësi që Moska të tërheqë vëmendjen nga lufta Rusi-Ukrainë përmes një konflikti në Ballkan.

“Është mëse e vërtete që prej kohësh Policia e Kosovës po sulmohet nga bomba të caktuara në Veri të vendit, që janë kategorizuar nga institucionet e Kosovës si grupe që janë kundër vendosjes së rendit dhe ligjit në atë zonë. Në Veri të vendit ka pasur tensione nga më të ndryshimet. Është një çik hiperbolizim të ngremë paralele. Patëm rastin e konfliktit Rusi-Ukrainë dhe pati një lloj frikë dhe hiperbolizimi për Ballkanin. Nuk besoj që jemi në prag lufte, pavarësisht tensioneve që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë. Asnjë presion kurrë Serbia s’e ka pasur që të bëjë denazifikimin. Nëse nisemi prej vullnetit konfliktuoz të Serbisë, tensione mund të ketë, mirëpo nuk besoj se mund të kemi një luftë në Ballkan”.

Ka Serbia fuqi për luftë? “Nuk shoh potencial për të fituar në ndonjë luftë, shoh regres të mendësisë, ose mosndryshim të përqasjes në raport me konfliktet që u shkaktojnë të gjitha vendeve të rajonit. BE shumë më lehtë krijon raporte me Serbinë, vendeve të tjera u vendos kushte. Kushtet që janë vendosur me Kosovën kanë qenë në shumë raste jo korrekte. Serbia është me vullnet të plotë për të mbajtur në tension hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Vetëm nëse ka një isharet nga Moska, për të tërhequr vëmendjen, që të nxisë konflikt këtu. Nuk shoh hapësirë që të kemi konflikt të armatosur në këtë zonë”.

SHKARKO APP