Ballkani Perëndimor-BE, Kovaçevski mirëpret liderët në Shkup
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski mirëpret në Shkup kolegët e tij nga rajoni në kuadër të nismës “Ballkani Perëndimor dhe BE”.
Në Samit do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq, si dhe drejtori përgjithshëm të Drejtorisë së KE-së për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit Gert Jan Kopmann. I pranishëm do të jenë edhe ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën Xhejms Obrajan.
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian.