Banda e drogës në Greqi, u arrestuan 3 shqiptarë dhe 5 grekë
Pesë shtetas grekë dhe tre shqiptarë janë arrestuar si pjesëtarë të një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike.
Si kreu i rrjetit konsiderohet një shtetas tjetër shqiptar, që është shpallur në kërkim.
Operacioni filloi të premten në Atikë dhe Thesali dhe drejtoria e përgjithshme e policisë greke publikoi një komunikatë pasditen e të shtunës.
Si i implikuar në këtë rrjet akuzohet edhe një tjetër pjesëtar i policisë, që shërbente në Grebena, por ai është lënë të hetohet në gjendje të lirë, pasi ende nuk është zbardhur roli i tij në përbëje të rrjetit.
Sipas komunikatës, hetimet nga shërbimi i kontrollit të brendshëm kishin filluar që në muajin korrik.
Nën komisari i policisë akuzohet se i dispononte lëndë narkotike një rrethi të zgjeruar personash. Të dy policët, duke shfrytëzuar detyrën e tyre, i ofronin rrjetit informata që lehtësonin veprimtarinë e tyre.
Rrjeti i trafikut të drogës vepronte në Atikë, Thesali dhe në Peloponez.
Nga kontrollet që ushtroi policia në tetë banesa, u gjetën dhe u sekuestruan:
Lëndë narkotike si kokainë dhe kanabis, 5 armë të tipit pistoletë, shuma parash me vlerë të përgjithshme 35.000 euro, një numër i madh telefonash dhe kartash sim, buzhuteri dhe snede të tjra të çmuara.
Gjithashtu u sekuestruan tre automjete që përdoreshin nga rrjeti për të trafikuar lëndët narkotike.