Barrikadat në veri, Escobar flet me Osmanin dhe Kurtin

Bllokadat nga serbët në veri kanë qenë dhe temë kryesore e bisedave mes të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me udhëheqësit në Prishtinë. E para që e priti në zyrë ishte presidentja Vjosa Osmani, e cila i kërkoi ndihmë për të larguar kamionë dhe automjetet e tjera në rrugët e veriut të Kosovës.

“Presidentja Osmani ka theksuar nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit të vendosura nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të dirigjuara nga Vuçiçi”, ishte sqarimi i Presidencës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ishte i radhës që i hapi derën e zyrës së tij. Temë kryesore diskutimi ka qenë natyrisht heqja e pengesave në veri të Kosovës, kthimi i qetësisë si dhe e ardhmja e dialogut dhe përmbyllja e tij me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

SHKARKO APP