BE arrin marrëveshje me Serbinë mbi sigurinë kufitare

Bashkimi Evropian (BE) ka arritur marrëveshje me Serinë për të ndihmuar menaxhimin e kufirit dhe ndryshimin e papritur të flukseve migratore në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sot, Komisioneri për Migracion, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos dhe zv/kryeministri serb, njëherësh ministër i brendshëm, Nebojsha Stefanoviç, kanë nënshkruar marrëveshje statusore që do të lejojë ekipet e Gardës Kufitare dhe Rojes Bregdetare Evropiane të vendosen në Serbi”, ka njoftuar Komisione i BE-së.

Sipas marrëveshjes, rojet evropiane do të kryejnë operacione të përbashkëta me Serbinë. “Hap pas hapi, ne jemi më mirë duke mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së”, citohet të ketë thënë Komisioneri Avramopoulos.

Draft marrëveshja e statusit do të nënshkruhet zyrtarisht kur të dyja palët të përfundojnë procedurat e nevojshme ligjore dhe të miratohet pëlqimi i Parlamentit Evropian.

Komisioni i BE-së njoftoi se marrëveshje të ngjashme, BE ka me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Zyrtarët e BE-së vazhdojnë negociatat për të nënshkruar një marrëveshje të menaxhimit të kufirit me Bosnjë e Hercegovinën.

SHKARKO APP