“BE e paplotë pa Ballkanin Perëndimor”

Vienna/Sarajevë – BE është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor dhe vendet e rajonit duhet të zgjidhin së pari çështjet dy palëshe në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.

Ministri Austriak për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Sebastian Kurz, mbylli mbrëmë punimet e një konference dy ditore ne Vienë me titull: “Energjizimi i procesit të zgjerimit duke zgjidhur mosmarrëveshjet dy palëshe”. I organizuar nga Fondi Europian për Ballkanin (FEB) dhe i mbështetur nga ministritë e jashtme të Francës, Austrisë, Këshilli Bashkëpunimit Rajonal dhe Instituti Renner, nisma për të zgjidhur çështjet dy palëshe në Ballkanin Perëndimor (BP6) synon të nxisë procesin e integrmit të rajonit në BE.

Ky proces që nisi një vit më parë, dhe vijoi me samitin BP6 në Vienë, në gusht të vitit të kaluar ku ministrat e jashtëm nënshkruan një angazhim për të zgjidhur “të gjithë çështjet dy palëshe në frymën e fqinjësisë pa kufij dhe angazhimit të përbashkët për integrimin në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi Këshillues për politikat europiane të FEB- ka punuar për mjetet dhe mekanizmat që mund ta çojnë procesin përpara në samitin BP6 që do të mbahet në muajin korrik në Paris. Konferenca e mbajtur në Vienë përshëndeti përpjekjet dhe nënvizoi rëndësinë e zgjidhjes se problemeve dy palëshe si katalizator për të shpejtuar procesin e integrimit në BE të gjithë rajonit

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri jashtëm austriak, Kurz tha se “BE është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor” dhe premtoi se Austria do të vijojë të jetë “një zë i fuqishëm në mbështetje të miqve në rajon.

Ministri Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati theksoi se mosmarrëveshjet dy palëshe mund të ngadalësojnë dhe madje të ndalin procesin e zgjerimit. Ai shprehu besimin e tij se “rajoni po dëshmon se mund të mbajë premtimet që bën”.

Sekretari Përgjitshëm i Këshilllit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanovic, tregoi përvojnë e tij si ish ministër i Jashtëm i SErbisë dhe dha shembuj të ndryshëm për mënyrat dhe mjetet, por edhe për pengesat që dalin gjatë zgjidhjes së çështjeve bilaterale. Svilanovic, theksoi se rruga përpara nuk është e lehtë, por puna e bërë deri më tani për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dy palëshe është premtuese dhe inkurajuese

 Drejtoresha Ekzekutive e FEB-së, Hedvig Morvai, foli për rolin që shoqëria civile mund të luajë në procesin e afriimit me BE-në, duke përfshirë këtu kërkimin e zgjidhjeve për çështjet dy palëshe. Ajo tha se shoqëria civile mund të “ndërtojë ura, të nxisë dialogun dhe të ndihmojë qeveritë për të tejkaluar vështirësitë.” Të gjithë pjesëmarrësit theksuan rolin e bashkëpunimit rajonal drejt rrugës për në BE dhe për roln që Këshilli Bashkëpunimit Rajonal ka patur dhe ka në këtë proces.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?