BE i vendos Greqisë kushte: Kontrollo kufijtë ose ikën nga Shengen!
Bashkimi Evropian i ka dhënë Greqisë tre muaj afat për të rregulluar kontrollet e saj kufitare ose do të pezullohet nga zona Shengen deri në dy vjet.
Dy javë më parë, një draft raport i Komisionit Evropian tregoi se Greqia kishte “neglizhuar rëndë” detyrimet e saj për të kontrolluar kufirin e jashtëm të zonës pa kufij. Ky veprim mund të çojë në pezullimin e rregullave të Shengenit nga vendet e tjera. Më shumë se 850 000 emigrantë dhe refugjatë mbërritën në Greqi vitin e kaluar.
Burimi: BBC/Sidorela Lepri