“BE-ja ndërton ura, jo mure! Çështja të zgjidhet mes Kosovës dhe Serbisë”

Përfaqësuesja speciale e zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, e cila është paraqitur para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane në lidhje me murin i cili po ndërtohet ne veri te Mitrovicës, ka thënë që ky nuk është projekt i BE-së.

“Projekt i Bashkimit Evropian është vetëm rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër, ndërsa muri që është ndërtuar pak metra më tutje është projekt tjetër, nuk është projekt i BE-së” ka thënë zyrtarja e BE-së.

Apostolova ka thënë se BE-ja nuk dëshiron të shohë mure dhe se nuk është për të ndërtuar mure por ura komunikimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka shtuar se BE-ja nuk mund të gjejë zgjidhje për këtë problem, por kjo çështje duhet të zgjidhet përmes negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo është shprehur e bindur se do të gjendet një zgjidhje për këtë problem, të cilin e ka cilësuar si problem shumë të ndjeshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?