BE nuk sqaron letrën serbe, por kërkon zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi: E do edhe Amerika

Ndërmjetësuesi konfirmoi se letra mohuese serbe është tërhequr, por Bashkimi Europian nuk jep asnjë detaj nëse Serbia ka hequr dorë ose jo nga qëndrimi për mos zbatimin e disa pikave të marrëveshjes së normalizimit me Kosovën.

“Nuk do të përsëris atë që Lajçak ka thënë. Mund të nënvizoj se qëndrimi zyrtar i BE-së dhe vendeve anëtare, i përcaktuar dhe në konkluzionet e Këshillit, është se Serbia dhe Kosova janë të detyruara të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, nëse dëshirojnë integrimin. Për ne kjo është përfundimtare dhe dokumenti është detyrues nën ligjin ndërkombëtar për Kosovën dhe Serbinë. Nuk ka nevojë për hapa shtesë për zbatimin e marrëveshjes. Ajo që keni nevojë tani është zbatimi i menjëhershëm dhe ky është një mesazh i përsëritur për Beogradin dhe Prishtinën nga Brukseli, kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së, gjithashtu edhe nga Uashingtoni”, tha Stano.

Ai shtoi se pa zbatimin e marrëveshjes së normalizimit dhe aneksit të Ohrit nuk do të ketë anëtarësim për asnjërën nga palët, madje as progres në rrugën e aderimit. Por Serbia e ka bërë të qartë, edhe nga kryeministri Millosh Vuçeviç se nuk ka në plan të zbatojë ujdinë. Madje në parlament tha se qeveria e Beogradit e ka refuzuar atë që e konsideroi plani franko-gjerman. Vitin e kaluar, ish kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, dërgoi një letër në Bruksel duke bërë të qartë se vendi i saj refuzonte pikat ku Serbia njihte de facto Kosovën dhe lejonte anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?