BE përgatit sanksione ekonomike ndaj Maqedonisë

Maqedonia po kalon në krizë politike prej dy vitesh dhe në momentin kur pritej që zgjedhjet e 11 dhjetorit ti jepnin fund krizës me krijimin e qeverisë së re, ata vetëm kanë zgjatur Status Quo-në.

Opozita ndjehet e pasigurt për të krijuar qeverinë, ndërsa liderët e jashtëm perëndimore duke filluar nga shefja e politikës së jashtme Frederica Mogherini dhe shefi i Këshillit Europian Donald Tusk kanë dështuar për të bindur presidentin Gjorgje Ivanov, që të mandatojë liderin social demokrat Zoran Zaev si kryeministër të vendit në koalicion me tre partitë shqiptare.

“Kur ta gjeni zgjidhjen do të mund të merrni në konsideratë mbështetjen tonë”, u shprehur Tusk në Shkup para pak javësh. Por sipas Ivanov, duhet të bisedohet për reformat në BE dhe jo për platformat e krijuara në një shtet të huaj, që cënojnë sovranitetin e shtetit.

“Bota sot” ka mësuar se në këto momente Komisioni Europian përgatit sankcione ekonomike ndaj Maqedonisë, ku jo-zyrtarisht njëra prej pikave do jetë bllokimi i llogarive bankare. Kjo shihet si mundësi për të zmbrapsur hierarkinë e VMRO-DPMNE, e cila edhe de fakto është e izoluar nga komuniteti ndërkombëtar.

SHKARKO APP