BE sanksione Kosovës? Prishtina: Nuk kemi njoftim zyrtar
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano thotë se blloku nuk e përjashton mundësinë që Kosova të përballet edhe me masa të tjera, nëse qeveria Kurti nuk i përmbush kërkesat ndërkombëtare. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu thotë se nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar për sanksione nga Bashkimi Evropian. Për të qeveria e Kosovës vazhdon të besojë që çfarëdo mase ndaj Kosovës do të ishte e padrejtë.
“Ne nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar për sanksione. Vazhdojmë të besojmë që çfarëdo mase ndaj Kosovës do të ishte e padrejtë. Është vështirë të arsyetohet se si Bashkimi Evropian mund të ndërmarra masa negative ndaj Kosovës, të cilën në raportin e tij të fundit për vendit e përshkruan në dritën më pozitive ndonjëherë; si në luftën kundër krimin dhe korrupsionit, si në demokratizim etj”, ka thënë Kryeziu.
Sipas tij, Kosova çfarë po kërkon është respektim i Kushtetutës dhe sundim të ligjit. “Kosova dhe institucionet e saj po kërkojnë dhe synojnë respektimin e Kushtetutës dhe sundit të ligjit. Këto janë vlera të Bashkimi Evropian. Bashkimi Evropian ka mision të veçantë në Kosovë për Sundim të Ligjit, të quajtur EULEX”, është shprehur më tej ai.
Sipas Kryeziut, situata në katër komunat në veri të vendit është rezultat i ndërhyrjes së dyfishtë të Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës.