Begaj, Kurti dhe Plenkoviç në Hamburg. Ministri serb i Kosovës mbështeti kombëtaren shqiptare?

Presidenti Bajram Begaj me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, ishin në stadiumin e Hamburgut ku u luajt takimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Ministri për kthim dhe komunitete, Nenad Rashiç nga komuniteti serb ishte në këtë stadium. Por nuk dihet nëse dhe ai ishte prezent në stadium për takimin Shqipëri-Kroaci.

“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon!”, ka shkruar Kurti në rrjete sociale pas takimit. Kryeministri udhëtoi drejt Hamburgut me ftesë të përfaqësuesit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

SHKARKO APP