Behgjet Pacolli i del në krah Albin Kurtit: I ofroj ndihmën time të plotë
Behgjet Pacolli ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kryeministrin Albin Kurti sa i përket situatës në veri. Ai ka thënë se është i gatshëm t’i ndihmojë Kurtin në çdo formë që është e mundshme.
“Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njejtë! Kosova është mbi të gjitha”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ndryshe, edhe nënkryetarja e PDK-së i kishte dalë në krah Kurtit pas zhvillimeve të fundit në veri.