Beogradi në pritje të Macron

Beogradi zyrtar është në pritje të vizitës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Më optimistë nga të gjithë duket presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që për analistët, shefi i pallatit Elize nuk do të sjellë asnjë risi sa i takon zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të ketë festë. Më në fund presidenti francez, Emmanuel Macron do të arrijë në Serbi. Këtë pritje në Paris, Vuçiç e ka ndërmend t’ia kthej me nderimet e larta.

Macron kishte anuluar vizitën e tij në Dhjetor për shkak të protestave. Marion Dautry, prej katër vitesh nga Parisi është shpërngulur në Serbi. Gazetarja e lirë shkruan për disa media franceze. Këto ditë është pyetur shumë për porositë e presidentit të saj. Për Ballkanin këto janë më të rëndësishme pasi francezët nuk do të përqëndrohen shumë.

Marion Dautry, gazetare: Interesi i aktorëve ndërkombëtarë, Francës dhe BE-së është vazhdimi i dialogut dhe nuk besoj se do të kemi deklarata se cila duhet të jetë zgjidhja e duhur për Kosovën, pasi deklaratat kanë qenë që palët duhet ta gjejnë zgjidhjen dhe jo të jetë e imponuar nga një faktor i tretë. Besoj se nuk do të ketë lëvizje nga kjo linjë.

Kjo është përmendorja e miqësisë serbo-franceze në kalënë e kryeqytetit. Në Luftën e Parë Botërore ishin aleatë dhe Franca ndihmoj serbët pas kalimit nëpër Shqipëri dhe kthimin e tyre nga Selaniku.

Beogradi ne pritje te Macron | ABC News Albania

Këtë miqësi e la të hidhur 100-vjetori i luftës pasi presidentit serb i ishte ndarë, vend që konsiderohej më i keq se sa të atij të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo kishte bërë që një pjesë e madhe e serbëve si aleat të ndjeheshin të ofenduar. Por, presidenti do ta vizitoj vetëm Serbinë pas Rusisë dhe në Beograd do të qëndroj dy ditë.

Mihailo Çrnobrnja, profesor “Emeritus”: Dyshoj se do të ketë konkluzione të rëndësishme. Macron do të mundohet të bëjë atë për të cilën është angazhuar publikisht, që është të afrojë palët për një dialog vendimtar që duhet të çojë deri tek zgjidhja.

Franca mori rol për Kosovën në organizimin e samitit të Berlinit. Takimi Kosovë-Serbi i 1 korrikut më vonë dështoi. Për francezët si Marion do të ishte mirë nëse Franca sjellë paqe. Por, gjithçka duket e vështirë.

Marion Dautry, gazetare: Kur je i huaj është më lehtë t’i shohësh gjërat me distancë dhe më objektive. Por është më e vështirë të thuash mjaft me këto marrëzira, pasi kjo çështje është e rëndësishme si për Serbinë dhe për Kosovën, pasi zgjidhja do të krijojë një precedent.

Serbia e ka të rëndësishme mbështetjen franceze në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Roli që do të ketë Franca pas largimit të kancelares, Angela Merkel, do të jetë i rëndësishëm të paktën për një kohë. Për presidentin serb është megjithatë arritje që pas dy dekadash personalisht pret homologun nga i cili pret edhe mbështetje për dialogun me Kosovën./ABC News

SHKARKO APP