Beogradi nga sytë e taksistëve

Së fundmi, kam mbledhur një koleksion të madh numrash telefoni. Jo, nuk janë nga beqarët më të dëshirueshëm të Beogradit, por nga një grup veçanërisht i dobishëm njerëzish.

Nga Emma Krstic, Beograd

Zakonisht nuk udhëtoj me taksi, por për shkak të një lëndimi në këmbë disa javë më parë dhe dhimbjes që më la, mu desh një i tretë që të shkoj nga pika A në pikën B. Nuk ia vlen të themi, se kam marrë shumë taksi në muajin e fundit dhe tani kam një grumbull kartëvizitash të shoferëve, që më kanë rezultuar shumë të dobishme për çdo lloj udhëtimi apo guide në qytet.

Ivan ishte i pari që më mori. Ngaqë ka jetuar në Beograd gjatë gjithë jetës, ai pretendon se është shumë i zoti me rrugicat dhe siç duket në rekomandimin e kafeneve. Kështu zbulova rreth Uzitak, një kafeneje moderne dhe të gjallëruar ku mund të zgjidhje përzierje të ndryshme dhe një tjetër vend të preferuar të tij si Pastis.

Këtu, duket se mblidhet çdo mëngjes një grup njerëzish që lexojnë gazetën dhe një grup tjetër takohet çdo mbrëmje pas pune për nga një gotë. Ai tha gjithashtu se ndërsa ushqimi te e famshmjaKafana Question Mark ishte më i miri – veçanërisht për çmimin – kafeja e tyre turke është gjithashtu shumë e mirë.

Nikola ishte një tjetër shofer për t’u mbajtur mend dhe dinte gjithashtu shumë rreth panoramave të qytetit. Vizitorët shpesh shkojnë drejt e në Kalemegdan, për të parë bashkimin e Danubit me Savën dhe për një pamje panoramike të periferive të Beogradit, shpjegoi ai. (“Është e zakonshme që të rinjtë dhe çiftet të shohin perëndimin e diellit atje”).

Por ai beson se pamja nga Brankov, ku horizonti i qytetit – të vjetrit dhe të riut – shfaqen më së miri. Bie dakord me të. Nga të dyja vendet, ai thotë se spektakli është gjithashtu më i mirë në dimër, kur ka më shumë ngjyra vjollcë dhe blu.

Ai gjithashtu rekomandon Caruso, një restorant në kat të 8 në zemër të Beogradit, si një tjetër pikë nga ku mund të shihet më së miri qyteti.

Një tjetër shofer, Milan, u bë shpejt një ndër të preferuarit për argumentet e tij mbi politikën dhe jetën; për faktin se ka një punë të dytë si producent muzikor dhe sepse di disa gjëra si të kursesh ca para. Për shembull, nëse preferoni të shihni një film, shkoni te Tuckwood Cineplex, ku është më lirë se në çdo kinema tjetër dhe ku, ndenjëset janë ende të rehatshme dhe audio e mirë.

Gjithashtu, nëse ju duhen artikuj shtëpiakë, qendra Otvoreni trzni në Beogradin e Ri, e njohur nga vendasit si “buvljak” (tregu i lirë), ia vlen të vizitohet. Ndërsa shitësit ambulantë ekspozojnë mallrat e tyre në trotuar, ndërsa artikujt brenda tregut janë kryesisht të lira. Ata kanë çmimet më të lira se shumica e dyqaneve.

Kjo shumëllojshmëri rekomandimesh është kryesisht vetëm maja e ajsbergut dhe ndërsa unë po i njoh më mirë taksistët miqësorë të Beogradit, duket se ata po më njohin edhe mua mirë gjithashtu. Së fundmi, i ngrita dorën një taksisti në rrugë në vend që të thirrja një nga “të zakonshmit” e mi dhe ai më pyeti, “Si u bë këmba jote?” Ndoshta është koha të rifilloj ecjen.

SHKARKO APP