“Beteja” për votat e Shqiptarëve

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, aty ku të dyja blloqet e kandidatëve të cilët shkojnë në balotazh, të Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska-Davkovës, kanë nisur një betejë të vërtetë politike për të siguruar mbështetjen e kampit të profesorit Blerim Reka, e cila realisht ka për të qenë përcaktuese për shefin e ri të shtetit. Kjo për shkak se diferenca nga raundi i parë ishte tejet e ngushtë.

Nga Aleanca për Shqiptarët, parti kjo që mbështeti Blerim Rekën në rrethin e parë zgjedhor, thonë se ende nuk kanë vendosur se cili do të jetë hapi i tyre i ardhshëm rreth balotazhit të 5 majit. Partia Demokratike Shqiptare ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë maksimumin e vet në mbështetje të kandidaturës së Stevo Pendarovskit”,-thotë Azem Sadiku, numri dy i kësaj partie.

Kryeministri Zoran Zaev në takimin e parë pas rrethit të parë të zgjedhjeve, pranoi se e kanë kuptuar mesazhin e votuesve, duke premtuar se do të bëjnë “pastrim” të kuadrove joadekuate. “Ka pakënaqësi nga funksionarët, nga pushteti qendror, nga pushteti shtetëror dhe ai lokal dhe këtë mesazh unë e mora i pari. Jo vetëm që e mora, por edhe ua kthej, sigurisht që do të ketë “pastrim”, sigurisht që do të pastrojmë”, tha Zaev.

SHKARKO APP