Bilanci paraprak i dëmeve në Athinë: Zjarri dogji 6500 shtëpi
Publikohet bilanci i parë i dëmeve materiale të shkaktuara nga flakët në periferi të Athinës.
Më shumë se 2 500 shtëpi janë shkatërruar tërësisht në Voutza, Nea Makri, Mati dhe Rafina, Atika lindore, ndërsa 4000 mijë shtëpi kanë pësuar dëme serioze, informon skai.gr.
Ky është bilanci paraprak i autoriteteve vendore në Rafina dhe Nea Makri.
Ndërkohë ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë pamjet e shkatërrimeve nga zjarri në malin Pendeli dhe përgjatë brigjeve lindore të Atikës.
Flitet për 77 të vdekur.