Bisedimet Greqi-Maqedoni angazhojnë BE-në, Cipras-Tusk, “kokë më kokë” në Sofje
Zhvillimet e negociatave që po zhvillon Athina me Shkupin lidhur me çështjen e emrit të Republikës së Maqedonisë ka angazhuar vetë Presidentn e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili ka vendosur të takohet me kryeministrin grek Aleksis Cipras këtë pasdite rreth përgatitjeve për Samitin që do të mbahet në Sofje.
Tusk dhe Cipras do të diskutojnë për kontestin e emrit dhe përparimin e negociatave, informojnë burime diplomatike në Bruksel.
Bashkimi Europian nuk pret që kontesti i emrit të zgjidhet këtë javë, por dëshiron që Maqedonia dhe Greqia të arrijnë një kompromis në fillim të qershorit, në mënyrë që udhëheqësit e BE-së të mund të miratojnë rekomandimin e Komisionit Europian për të filluar negociatat Maqedonia siç u tha në prill, deklaron një burim i lartë diplomatik në Këshillin e Evropës.