Bisedimet, Tsipras: Nuk shkojmë për ta dorëzuar emrin “Maqedoni”

Në bisedimet nuk shkojmë për të dhënë diçka, ta japim emrin Maqedoni, ashtu siç e thonë disa, në shkojmë të rikthejmë diçka që është dhënë para 70 viteve, deklaroi Kryeministri grek Alexis Tsipras në Selanik, pas takimit me kryebashkiakun, Yiannis Boutaris.

Siç raportoi korrespondentja e AIM-së nga Athina, Tsipras, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nuk u kushtoi vëmendje bisedimeve që ndodhin në New York, por në atë se Athina pranon emër të ndërlikuar, duke u drejtuar të gjithë atyre në Greqi që e akuzojnë se qeveria e “dorëzon emrin Maqedoni”.

Tsipras konsideron se emri pa përcaktim kohor ose gjeografik, “drejton në botën e antikitetit grek dhe në trashëgiminë e madhe kulturore të Maqedonisë greke”, kurse në bisedimet, Athina përgatitet që këtë ta refuzojë, gjë për të cilën sipas Tsipras “nuk është lehtë”.

Kryeministri i Greqisë theksoi se është koha që të dyja vendet të ekzistojnë së bashku, të bashkëpunojnë dhe të jetojnë në paqe për interesin e gjithë rajonit.

SHKARKO APP