Bosnja refuzon t’i nënshtrohet Erdoganit
Departamenti i Gjykatës së Apelit në Bosnjë dhe Hercegovinë ka refuzuar kërkesën e Turqisë bërë BiH për të ekstraduar Humejru Gocken (25), për të cilin autoritetet turke thonë se është anëtar i predikuesit Fetulah Gulen.
Gjykata refuzoi më 7 mars që të ekstradojë Gokcen tek autoritetet turke, i cili banon përkohësisht në Tuzla, pasi ende nuk janë plotësuar kërkesat ligjore.
Gjykata e arsyetoi vendimin me atë se FETO konsiderohet si një organizatë terroriste vetëm nëse statusi i saj përcaktohet në përputhje me rezolutat e OKB-së ose të Këshillit të Evropës, të cilën Bosnja dhe Hercegovina si anëtare e tyre është e detyruar për ta aplikuar, përcjell gazetametro.net.
Kryeministri turk Binali Yildirim tha, gjatë një vizite të fundit në Sarajevë, se autoritetet e BiH duhet të pengojnë funksionimin e mëtejshëm “gulenistave” në atë vend.
“Një nga vendet në të cilat ata operojnë mbështetës të FETO’s është Bosjna dhe Hercegovina, ku veçanarisht janë aktivë në sektorin e arsimit”, tha kryeministri turk.
Mediat turke raportuan më parë se ka disa institucione në Bosnje dhe Herzegovinë që janë të lidhura me organizatat terroriste Gulen dhe Hizmet, që besohet të jenë të pranishme në këtë vend që nga viti 1997.
Para së gjithash, ka të bëjë me institucionet arsimore të quajtur’ Bosna Sema’, e cila ka 15, nga parashkollat në universitete. Ato veprojnë në Sarajevë, Bihać, Zenicë, Tuzla dhe Mostar.