Bosnje-Hercegovina në heshtje zgjedhore, të dielën votohet

Partitë kryesore në Bosnjë-Hercegovinë nisën këtë të shtunë heshtjen zgjedhore përpara votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend. Vendi drejtohet nga anëtarë të tre etnive boshnjakë, serbë dhe kroatë.

Nën parimin e barazisë, pushteti i tyre ndahet me rotacion çdo tetë muaj gjatë gjithë mandatit 4-vjeçar.

Sistemi politik dhe elektoral i Bosnjës u konceptua dy dekada më parë si pjesë e marrëveshjes për paqe të Dejtonit, duke i dhënë fund luftërave të përgjakshme të viteve 1992-1995.

Por zgjedhjet e së dielës në një nga vendet më të varfëra të Ballkanit rrezikojnë të çimentojnë ndarjet e thella etnike dhe të ofrojnë pak zgjidhje për korrupsionin, papunësinë e lartë dhe popullin përgjithësisht të zhgënjyer.

Të premten, në rrugët e Sarajevës u organizuan protesta kundër autoriteteve policore dhe hetuese të vendit, si të akuzuara për fshehjen dhe vrasjen e dy djemve të rinj për arsye politike.

Kandidati më favorit për fitore është nacionalisti pro-rus i akuzuar për skandale korrupsioni dhe gjuhë urrejtjeje, Milorad Dodik.

Bosnje-Hercegovina është e ndarë në dy rajone autonome, ku kandidati Dodik ka përfaqësuar Republikën Serbe, kurse kundërshtarët e tij federatën kroato-myslimane.

SHKARKO APP