Brnabiç: Deri në 2025 shpresojmë në një marrëveshje të qëndrueshme me Kosovën
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se deri në vitin 2025, kur është edhe afati më i mundshëm për tu anëtarësiar në BE të jetë nënshkruar një marrëveshje me Kosovën.
Ana Brnabiç: Afati më i afërt i anëtarësimit të mundshëm në BE për ne është viti 2025. Ndaj mendoj se ekziston mundësia që deri në vitin 2025 të nënshkruajmë një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin e raporteve me Prishtinën.
Në një intervistë për DË, Brnabic u shpreh se Serbia është e përkushtuar për të arritur një marrëveshje me Kosovën, por sipas saj kjo nuk varet vetëm nga Beogradi, por edhe nga Prishtina.
Ana Brnabiç: Serbia ëshë e përkushtuar për këtë. Kjo nuk varet vetëm nga Serbia, varet edhe nga Prishtina dhe aleatët tanë. Ndaj mendoj se ne po shkojmë drejt BE-së. Për mua është me rëndësi që t’i implementojmë të gjitha reformat me qëllim që shoqëria jonë të jetë politikisht dhe ekonomikisht e pjekur për BE.