Brukseli kërkon “OK” nga deputetët grekë për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini, me sa duket e mbështesin nevojën për një marrëveshje eventuale për kontestin e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë. Ata kanë kërkuar që të rritet mbështetja e deputetëve në parlamentin grek të cilët mbështesin marrëveshjen e mundshme që mund të arrihet për emrin midis dy shteteve.

Referuar burimeve partiake pranë partisë SIRIZA, gazetat greke shkruajnë se në vend të 151 deputetëve, Athinës i është sugjeruar nga Brukseli që të sigurojë mbështetjen e 180 deputetëve të cilët do të japin dritë jeshile për zgjidhjen e mundshme të kontestit të emrit.

“Sipas burimeve të sigurta, Qeveria greke ka marrë rekomandime me qëllim të mirë dhe këshilla që të kërkon që marrëveshja eventuale për çështjen e emrit të votohet me 180 vota në parlamentin grek. Jean-Claude Junker dhe Federika Mogherini dy zyrtarë të lartë të BE-së, insistojnë në këtë pasi që ekziston bindja se marrëveshja eventuale midis Shkupit dhe Athinës mund të ketë prespektivë evropiane, për shkak të qëndrimeve radikale të opozitës greke, zyrtar të BE-së kërkojnë mbështetje më të madhe parlamentare për një marrëveshje eventuale midis Shkupit dhe Athinës”, thonë burime të gazetave opozitare greke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?