Bullgari, Zakharieva: Kemi dorëzuar 30 faqe me vërejtje nga historia e Maqedonisë
Rajoni E Hënë, 13 Shtator 2021 12:10
Zv. kryeministrja e Bullgarisë dhe ministrja e Jashtme, Ekaterina Zakharieva tha sot se Bullgaria ka dorëzuar mbi 30 faqe me vërejtje mbi librat nga lënda e historisë së Maqedonisë.
“Po rishikohen tekstet e historisë në të dyja vendet, është bërë një rishikim i teksteve shkollore nga klasa e gjashtë deri në klasën e shtatë në Maqedoni, dhe për ta janë dorëzuar mbi 30 faqe vërejtjesh”, tha ajo, duke shtuar se Komisioni i Përbashkët mbi Çështjet Historike dhe Arsimore të krijuara sipas marrëveshjes për fqinjësi të në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, ka pasur tashmë dy takime dhe i treti duhet të mbahet këtë muaj.
Përfaqësuesit bullgarë nga komisioni kanë vërejtur probleme serioze rreth përmbajtjeve të teksteve shkollore.
Për Bullgarinë, thotë Zakharieva, është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje e përbashkët për ngjarje e përbashkëta historike, figurave historike, ku duhet që së bashku të marrim pjesë.
Zakharieva tha se pritjet nga puna e komisionit janë shumë të larta.
Anëtarët e komisionit të përbashkët e kanë vërtetuar më metodologjinë e punës, ndërsa janë dakorduar që të mbahen sipas principit të ndërsjellë, njëherë në Bullgari dhe njëherë në Maqedoni.