Burri vr*t modelen dhe vajzën e tyre 15-vjeçare! Më pas trupat i lë në një shkemb
Modelja ruse Irina Dvizova dhe vajza e saj Dayana 15-vjeçare u gjetën të vr*ra, dhe trupat e tyre u gjetën tre metra larg njëra-tjetrës në një shkëmb në Turqi.
Nënë e bijë ishin zhdukur prej disa ditësh. I dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë është ish-bashkëshorti i 42-vjeçares, Andrey Kushlevych, të cilin të afërmit e gruas e cilësojnë si personazh nervoz.
“Ajo tha se ish-burri i saj dëshiron t’i largojë fëmijët prej saj dhe se ai ishte jo mirë mendërisht. E kuptova që shkoi në Turqi për t’u arratisur, por ishte rrëqethëse ta dëgjoja vdekjen e tyre”, tha një mik i 42-vjeçarit të vrarë brutalisht.