Çdo shqiptar që dëshiron, mund të bëhet grek

Të pyesësh për rëndësinë e flamurit të një kombi çon në po aq shumë përgjigje sa do kishim nëse do të pyesnim për nocionin e vetë kombit. Përgjigjet çojnë në shumë përfundime edhe mes njerëzve të të njëjtës familjeje ideologjike, sociale apo biologjike.

Jo të gjithë nënkuptojnë të njëjtën gjë me “komb”, grek apo jo, por shumica prej nesh kuptojnë se njerëzit që formojnë këtë komb nuk kanë jetuar për asnjë çast në një mikrokozmos të izoluar dhe pa kontakte me pjesën tjetër të planetit. Ata evoluan dhe vijojnë të evolojnë në kontakt të përhershëm – në paqe apo në luftë – me marrje dhe dhënie të përhershme – të pvullnetshme ose jo – me të gjitha kombet e tjera fqinje – të afërt apo jo. Ky proces ndikon përbërjen genetike po aq sa ndikon perceptimin e tyre.

Kontradiktat mbi paradën e nxënësve në paradën e Ditës së Jo-së, më 28 tetor ka qenë pjesë e përhershme e festimeve vjetore në vitet e fundit, teksa nacionalistët tanë – që janë qartazi më të shumtë në numër sesa ata që votuan për Agimin e Artë – kanë patur fatin e “keq” që të shohin nxënës shqiptarë mes atyre që kanë nota maksimale në klasat e tyre.

Fatkeqësia e dytë për ta ishte të shihnin mësuesit që vendosën aty për aty, të mbronin të drejtën e nxënësve të tyre të shkëlqyer për të mbajtur flamurin në krye të grupit të shkollës së tyre në paradën vjetore(siç ka qenë zakoni për nxënësit me notat më të larta deri këtë vit) – duke provokuar kështu tërbimin e shenjtë të atyre që u pëlqen të jenë dekori i thirrjeve “Ti nuk do të jesh kurrë grek, ti shqiptar”.

Por çdo shqiptar që dëshiron të bëhet grek mund të bëhet, siç ka qenë në kohë të ndryshme, rasti i Arvanitëve, disa prej të cilëve mundet edhe të jenë paraardhësit e këtyre rojtarëve të sotshëm fanatikë të identitetit etnik grek – nëse ata janë aq krenarë sa pretendojnë për origjinën e tyre, atëherë ndoshta duhet të ishin më të ndershëm në rindërtimin e pemës së tyre familjare.

11 vjeçari afgan, Amir, që u zgjodh nga shumë nxënës në shkollën e tij në periferinë e Athinës, Dafni, që të mbante flamurin në paradën e këtij viti, është shprehur se ai është i lumtur që jeton në Greqi edhe pse babai i tij ishte në Gjermani. Gëzimi i tij për zgjedhjen ishte i shkurtër sepse autoritetet e shkollës e refuzuan rezultatin e barabartë dhe vendosën që Amir të mbante shenjën e shkollës.

E njëjta gjë u përjetua nga një vajzë e vogëël shqiptare në fshatin Emborio në Santorini, kur mbështetësit e Agimit të Artë sabotuan paradën.

Edhe njëherë këtë vit, ne morëm mësimin nga ishulli i Lesbosit, që është në vijnë e parë të krizës europiane të refugjatëve. Aty, 11 fëmijë të pashoqëruar nga Afganistani dhe Pakistani morën pjesë në paradë, mes tyre Hadi një nxënës me A+. Nëse ai do të bëhet greke apo gjerman apo çdo gjë tjetër, askush nuk mund ta ndalë atë.

Burimi: http://www.ekathimerini.com/222796/article/ekathimerini/comment/identity…

/Përshtati shqip: ResPublica/Titulli original: Çështje të identitetit

SHKARKO APP