Çelet konkursi për mësues të gjuhës shqipe në Zvicër

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka hapur konkursin për mësues të gjuhës shqipe në disa komuna. Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko bëri të ditur se konkursi është çelur për punësimin e mësuesve në komunat e Rorschach, Degersheim, Uzwill, Flawil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe Uznach.

“Shpallet konkursi për mësues të gjuhës shqipe në Zvicër për vitin shkollor 2019-2020.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka hapur konkursin për mësues të gjuhës shqipe në komunat e Rorschach, Degersheim, Uzwill, Flawil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe Uznach”, -thotë Majko.

Afati për dorëzimin e dokumentave do të zgjatë 14 ditë. Në disa nga kantonet në Zvicër tashmë ka filluar mësimi i gjuhës shqipe, këtë të hënë do të fillojë edhe në Zyrih. Zvicra është vendi, ku fëmijët shqiptarë mësojnë gjuhën shqipe më mirë se në të gjitha shtetet e tjera, ku ka emigrantë shqiptarë. Shkollat shqipe në Zvicër funksionojnë në kuadër të shkollave kantonale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?