Çështja e emrit, ambasadori i SHBA në Maqedoni: Duhet një zgjidhje e pranueshme

Shtetet e Bashkuara prej një kohe të gjatë po i japin mbështetje Greqisë dhe Maqedonisë lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, sipas të cilit zgjidhja e këtij kontesti do të sjellë të mira për të dyja vendet, por gjithashtu do të kontribuojë edhe për paqe dhe prosperitet në tërë rajonin.

“Vazhdojnë negociatat mes të dyja palëve me ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Për shkak të çështjes specifike unë do iu lë të dyja vendeve të gjejnë një zgjidhje të përbashkët të pranueshme, të cilën qytetarët e presin tanimë një kohë të gjatë”, deklaroi Xhes Bejli, ambasador i SHBA-së në Shkup.

SHKARKO APP