Çfarë gjeti stafi i Kyriakos Mitsotakis ditën e parë në Kryeministri?

Kryeministri i ri grek Kyriakos Mitsotakis u betua gjatë ditës së djeshme përpara Presidentit për të marrë detyrën e re, pas zgjedhjeve të parakohshme që u zhvilluan të dielën në Greqi.

Rivali i tij dhe njëkohësisht ish-kryeministri Alexis Tsipras ka dorëzuar ‘çelësat’ e Kryeministrisë Mitsotakisit ku patën një shtrëngim duarsh dhe gjithashtu sipas mediave greke një bisedë të shkurtër mes tyre.

‘Kathimerini’ ka shkruar gjithashtu se kur stafi i ri i Kyriakosit hyri në ambientet e Kryeministrisë në korridore ndihej era e duhanit.

Gjithashtu ata vunë re se dyert ishin të mbyllura për arsye që nuk diheshin. U desh ndërhyrje nga ekspertë që ato të mund të hapeshin.

Mitsotakis ka prezantuar emrat e ministrave të rinj, të cilët do të betohen gjatë ditës së sotme.

SHKARKO APP