Çfarë po bën Rusia në Serbi?

Diplomati Agim Nesho i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se Rusia ka rritur ndjeshëm influencën në Serbi.

Nesho: Influenca e Fuqive të tjera, sidomos ruse, është për të mbajtur Serbinë në aleancën e saj, e jo për të krijuar konflikte. Putin kërkon me shtrirjen e influencës së vetë në Ballkan, ndaj do të mbajë pashmngashmërisht Serbinë. Ka një rritje të influencës ruse në Serbi, duke filluar që nga ekonomia, te gazi, nafta në shumicë, 335 është kontrata e re me Gaz Prom-in. Serbia ka marr nga Rusia 6 avionë dhe sistemin S300, që e diferencon nga vendet e tjera.

Në një raport të Senatit Amerikan shihet që ka më se 100 organizata pro ruse dhe media të cilat punojnë. Agjencia e lajmeve ruse është më e madhja në Ballkan. Edhe në Mitrovicë, influenca ruse është rritur shumë. 67% e serbëve e shohin që aleanca e tyre më e mirë mund të jenë me Rusinë. Ndërsa për BE janë 50.9% pro.

SHKARKO APP