Çfarë po ndodh në Maqedoni? Ushtria me tanke e blinda lëviz drejt Shkupit
Forca ushtarake sot në mëngjes kanë lëvizur në drejtim të Shkupit. Siç shihet edhe nga kjo video e publikuar në Lajm vërehen transportierë të rëndë ushtarakë në lagjen Gjorçe Petrov, lagje e cila është në hyrje të Shkupit nga drejtimi i Tetovës.
As në Ministrinë e Mbrojtjes e as në Shtatmadhorinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë tani për tani nuk kanë sqarim lidhur me shkaqet për këto lëvizjes të ushtrisë.
Këto lëvizje vijnë në kohën kur Maqedonia po përballet me krizë politike dhe institucionale.