Çfarë pret të fitojë një ekonomist radikal grek nga zgjedhjet e BE-së?

Yanis Varoufakis, një ekonomist i vetë shpallur radikal, me xhaketë lëkure dhe motor, i cili ka qenë ministër i financave të Greqisë për gjashtë muajt më të trazuar në historinë e atij vendi, nuk përfunduar ende luftën kundër aktorëve kryesor të fuqive europiane.

Këtë javë ai do të vërtetoj nëse idetë e tija kanë mbështetjen e popullit europian në zgjedhjet parlamentare të BE-së me 26 Maj, ku ai përfaqëson partinë politikë DiEM25 (Lëvizja Demokracia në Europë 2025). Grupi i tij mund të fitojë vetëm pak vota por nuk është ky qëllimi kryesor i pjesëmarrjes. Partia e tij e re ka për objektiv të vërtetojë se Europa mund t’i zgjidhi problemet e saja të stagnacionit, pabarazisë dhe papunësisë, duke ndaluar kompanitë e mëdha të mos ‘ulen më mbi male parash’ dhe bankat qendrore të nxisin investimet me norma interesi më të larta.

Duke rikujtuar thellësitë e krizës financiare greke, në vitin 2015: Varoufakis, si ministër i financave në qeverinë e majtë të Syriza të kryeministrit Alexis Tsipras, po përpiqej të shpëtonte vendin e tij nga kolapsi i përgjithshëm ekonomik. Bankat ishin pranë falimentit dhe obligacionet u vlerësuan si në minimum. Vendi mezi ishte në gjendje të paguante nëpunësit e tij civilë dhe pensionistët nga muaji në muaj.

Atë korrik, të ashtuquajturat trojkë e kreditorëve, Banka Qendrore Evropiane, FMN dhe Komisioni Europian, kërkuan që Greqia të zvogëlojë në mënyrë drastike shpenzimet publike, duke nxitur mijëra-mijëra grekë të derdhin në rrugë për të protestuar dhe të refuzojnë marrëveshjen. Varoufakis kërkoi një referendum ndërsa Tsipras, me vendin e tij në gjunjë, gjithsesi nënshkroi një ‘marrëveshje trojka’, duke bërë që Varoufakis të largohej nga tërbimi. Në fund, rezervat e trojkës për Greqinë arritën në 289 miliardë euro.

Varoufakis tregoi më pas variantin e tij të kësaj tragjedie greke në një libër bestselling, “Të rriturit në dhomë”, e cila u përkthye në shumë gjuhë. PBB-ja e Greqisë u pakësua me gati një të katërtën gjatë një dekade, megjithëse ajo doli nga programi i shpëtimit verën e kaluar dhe po shërohet ngadalë nga vitet e errëta.

Burimi: Fortune

SHKARKO APP