Cipras: Marrëveshja e Prespës, hap historik për të gjithë Evropën

Kryeministri grek, Aleksis Cipras ka publikuar një video mesazh për qytetarët në Greqi, ku thekson se është koha për të nxjerrë në dritë faktet mbi Marrëveshjen e Prespës dhe për të mësuar të vërtetën.

“Me Marrëveshjen e Prespës po e mbrojmë Maqedoninë tonë. Ne kapërcejmë frikën dhe hapim rrugën drejt paqes dhe rritjes ekonomike “, thotë Cipras në një video mesazhin të titulluar”E vërteta mbi Marrëveshjen e Prespës”.

Kjo marrëveshje, thotë Cipras, është gurthemeli i miqësisë, bashkëpunimit dhe vëllazërisë së vendeve të Ballkanit, njofton agjencia greke e lajmeve ANA.

“Fqinjët tanë e dallojnë identitetin e tyre, pranojnë se gjuha e tyre është gjuhë sllave dhe se kultura e tyre në asnjë mënyrë nuk lidhet me trashëgiminë e lashtë greke. Përmes Marrëveshjes së Prespës, ne njohim shtetësinë, jo grupin etnik. Nuk do të ketë aludime irredentiste në tekstet e tyre. Ata po ndryshojnë emrat e monumenteve, të infrastrukturës dhe hapësirës publike”, tha Cipras.

SHKARKO APP