Cipras, pakënaqësi ndaj BE-së për ashpërsimin e kontrolleve
Kryeministri grek, Aleksis Cipras shprehu pakënaqësinë e tij pranë homologut holandez, Mark Rutte, vendi i së cilit mban presidencën e radhës të BE-së, për mungesë kompetence nga ana e BE-së për të penguar vendet e Ballkanit nga ashpërsimi i kontrolleve migratore.
Sipas Ciprasit, ky ashpërsim i kontrollit të fluksit migrator bie në kundërshtim me marrëveshjen e arritur në mënyrë unanime gjatë samitit evropian javën e fundit.
Cipras u shpreh i indinjuar në prani të Rutte, kundër zhvillimit ditën e nesërme në Austri të një takimi në rang ministror, pa Greqinë, të vendeve të kalimit tranzit të migrantëve nga Ballkani.
“Në raport me këtë takim, kryeministri grek vuri theksin tek domosdoshmëria që vendimet e menaxhimit të fluksit migrator duhet të marren së bashku dhe pa përjashtime”, bëri të ditur zyra e tij e shtypit.
Cipras kishte kushtëzuar të premten marrëveshjen për kompromisin e arritur nga 28 shtetet kundër çështjes “Brexit” për të siguruar që situata në kufijtë verior të Greqisë për kalimet migratore të mbetej në fuqi deri në samitin BE-Turqi të javës së ardhshme. Ai konfirmoi se kishte marrë një angazhim të tillë në përfundim të samitit të ardhshëm të Brukselit.