“Çmenden serbët”/ Biznesmeni i tyre vendos flamurin e Kosovës në…
Në vendin ku do të mbahen Lojërat e dyta Evropiane ‘Minsk 2019’ është parë flamuri i Kosovës. Bëhet fjalë për Bjellorusinë, ku serbët akuzojnë biznesmenin dhe politikanin e njohur Bogojlub Karic. Karic ditë më parë është rizgjedhur si President i Lëvizjes Forca e Serbisë.
“Biznesmeni dhe udhëheqësi i Lëvizjes Forca e Serbisë, Bogoljub Kariç, i cili përfaqëson veten si një patriot i madh, i lindur në Pejë të Kosovës, njeh Kosovën e pavarur. Patrioti i madh i Kosovës madje ka vënë flamurin e Kosovës edhe para objekteve që ka jashtë vendit, siç është qendra tregtare e madhe në Bjellorusi, ku shihet flamuri i një shteti të rremë që ai njeh” shkruan Telegrafi serb.