Covid-19/ 603 raste të reja dhe 39 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 603 raste të reja me koronavirus nga 2,596 testime të kryera. Sipas autoriteteve të vendase, si pasojë e sëmundjes, kanë humbur jetën 39 persona të infektuar.

Rastet pozitive u konfirmuan: Në Shkup-209, Kumanovë – 62, Strumicë – 39, Manastir – 38, Ohër – 36, Prilep – 31, Tetovë – 27, Koçan – 21, Veles dhe Shtip – 19 secili, Kërçovë – 14, Gostivar – 13, Kavadari – 11, Radovish – 8 , Strugë – 7, Vinica – 6, Kriva Palanka dhe Resnja – 5 secili, Gjevgjeli, Vallandova dhe Demir Hisari – 4 secili, Negotinë, Sveti Nikole, Probishtip dhe Pehçevë – 3 secili, Berovë, Dellçevë dhe Krushevë – nga 2, Dibër, Bogdanci dhe Makedonski Brod – nga 1 secili.

Nga ana tjetër, numri i të shëruarve për 24 orë ishte 641. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 149.221, prej të cilëve 126.234 janë shëruar, ndërsa 4.595 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot është 18.392.

SHKARKO APP