Daçiç: E duam Europën, por kurrë nuk do të dalim kundër Rusisë
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se ‘jetojmë në një botë ku ka shumë histeri ndaj Rusisë”, por ai ka deklaruar se ‘Serbia nuk do t’i bashkohet kësaj histerie kundër Rusisë’.
“Serbia i përket Europës gjeografikisht, historikisht dhe politikisht dhe është logjike që interesant tona janë të bëhemi anëtar i Bashkimit Europian. Por, ne jetojmë në kohë histerike anti-ruse në botë. Kur kam qenë kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, nuk kam dëgjuar asnjë dimploat rus duke folur me negativitet ndaj dëshirës tonë për t’iu bashkuar BE’së. Ndërkohë, e kam dëgjuar David McMaster duke folur në Shtëpinë e Bardhë se çfarë ndikimi të keq ka Rusia në Europë. Rusia nuk mund t’u bashkohet këtyre pohimeve duke parë se sin ë të kaluarën janë shkelur ligje ndërkombëtare sa i përket Serbisë”, ka thënë Daçiq shkruan Periskopi.
“E vetmja gjë që Rusia pret është që të mos kemi ndonjë pozicion anti-rus, për të cilën ne edhe nuk jemi të interesuar ta bëjmë. Por një nga kushtet për të harmonizuar politikën e jashtme, aty gjithmonë përmendet edhe Rusia. Kur flitet në këtë kontekst, neve na kërkohet një siguri që do t’u bashkohemi sanksioneve të shteteve kundër Rusisë. Ma merr mendja, se e dini cilat shtete e kërkojnë kët”, ka thënë ai
“Nuk është në pozitën tonë që të mos marrim anë. Natyrisht, ne do të dëshironim të ishim pjesë e Bashkimit Europian porn ë të njëjtën kohë, ne dëshirojmë të kemi marrënie të mira me Rusinë. Ne kemi marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ne kemi qenë të bashkuar edhe nëpër luftërat dhe krizat në botë por gjatë vitit 1990 ata u ndanë nga ne, gjë që më vonë rezultoi edhe me bombardime ndaj nesh. Kishte një operacion të titulluat ‘Stuhia’ në Kroaci dhe shto këtu edhe shpalljen e një anshme të pavarësisë nga Kosova. Kështu që Perëndimi duhet ta ketë të qartë se nuk mund të ketë paqe në rajon nëse nuk shikojmë për një zgjidhje të përbashkët e cila do të ishte e pranueshme për të gjithë ne’, ka thënë ai.
Kur është në pyetje dialogu me Kosovën dhe mundësine e pjesëmarrjes në negociata të Rusisë dhe SHBA’së, ne nuk kemi dëgjuar asnjëherë se ‘SHBA dëshiron të marrë pjesë në këto negociata”, ka thënë Daçiç.