Daçiç “hakmerret” ndaj Londrës: Serbët të mos udhëtojnë në Britaninë e Madhe
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është përpjekur t’i kthehet në të njëjtën mënyrë Britanisë së Madhe, e cila kërkoi nga qytetarët e saj të mos udhëtojnë në veriun e Kosovës për shkak të kriminalitetit të lartë nga radhët e serbëve.
Duke pretenduar për një ‘paqëndrueshmëri politike’, Daçiç ka kërkuar nga serbët që të shmangin udhëtimet për në Britani.
“Nëse qytetarët kanë destinacione të tjera, unë iu rekomandoj që të mos shkojnë atje, për të mos qenë në rrezik për shkak të protestave të përditshme”, ka thënë ministri serb.
Sipas tij është është një gënjeshtër të thuhet se ka më shumë krim të organizuar nga serbët në veri të Mitrovicës.
“S’ka dyshim që ka, por jo më shumë se në Prishtinë, duke filluar me tregtinë e organeve të njerëzve, krimet e luftës, mënyrën se si janë financuar mafia shqiptare, e njëjta e cila ekziston edhe në Britaninë e Madhe”, ka shtuar shtuar kryediplomati serb.