Daçiç: Kroacia po ble raketa të sulmojë Serbinë

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Kroacia është duke u furnizuar me raketa balistike, të cilat ndoshta do t’i përdorë kundër Serbisë.

Gjatë një interviste dhënë televizionit serb N1, të cilën e kanë transmetuar edhe mediat kroate, Daçiç ka thënë se “supozohet se armët të cilat Kroacia është duke i siguruar mund të përdoren vetëm kundër Serbisë”, transmeton Telegrafi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk besoj se do të qëllojnë, Austrinë, Italinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, por ndoshta Republikën e Serbisë. Nuk e di se për çfarë do t’iu nevojiten ato”, ka shtuar Daçiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kroacia ka porositur nga Shtetet e Bashkuara, 16 lançues të raketave që mund të ndezin raketat balistike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?