Daçiç kundër Limajt: S’mund të jetë kryengociator, kreu krime
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç në mbledhjen e sotme të Këshillimit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka sulmuar ashpër kryenegociatorin e Kosovës Fatmir Limajn.
Daçiç tha se për Serbinë është e papranueshme që Limaj të jetë kryengociator, pasi ka thënë se ka dëshmi se politikani kosovar ka kryer krime lufte. “Ai ka kryer krime gjatë luftës. Kjo sipas dëshmitarëve shqiptarë”, ka thënë ndër të tjera Daçiç.
“Numri i incidenteve është rritur për 20% në krahasim me gjashtë mujorin e kaluar. Kjo situatë mund të konsiderohet stabël nga kushdo dhe se sulmet ndaj serbëve janë normale. Por po ua rikujtojë se shumë këto sulme janë bërë ndaj të zhvendosurve dhe të kthyerve. Këto sulme janë me motive etnike. Ka sulme ndaj priftërinjve, dëmtime të pronave, dëmtime të varrezave, ndërkohë që nuk ka të arrestuar për këto sulme”, është shprehur Daçiç.