Daçiç në OKB: Zgjidhja e çështjes së Kosovës, prioritet kombëtar
Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka thënë se prioritet nacional i Serbisë është gjetja e zgjidhjes politike për Kosovën.
“Për Serbinë është i pakontestueshëm vendi qendror dhe roli i Kombeve të Bashkuara, ndërsa objektivat e parimet janë definuar me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe sot janë njësoj të nevoshëm”, ka thënë ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Dacic në Samitin në New York në prag të fillimit të Asamblesë së Përgjitshme.
“Barazia sovran e shteteve, heqja dorë nga përdorimi i dhunës, mospërzierja në punët e brendshme të shteteve tjera, respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial, zgjidhja ne paqe e konflikteve dhe respektimi i dallimeve, janë parime aktualiteti i të cilave nuk e ka humbur rëndësinë”, ka thënë Dacic.
Sipas tij, Serbia mbështet pjesëmarrjen e barabartë të shteteve në sistemin e qeverisjes globale.
Dacic ka thënë se “prioritet nacional i Serbisë është gjetja e zgjidhjes politike për Kosovën”.
Sipas tij, “Serbia, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, mbron të drejtën ndërkombëtare, Kartën e OKB-së, ruajtjen e paqes e sigurisë dhe identitetin e saj historik”.
Ai ka shtuar se “Serbia është me sinqeritet e përkushtuar për paqe e dialog, i cili me ndërmjetësimin e BE-së po zhvillohet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, si dhe impelentimin e marrëveshjeve të arritura”.
“Duke udhëhequr politike të përgjegjshme, do të bëjmë gjithëçka që interesat e popujve tanë, paqja rajonale dhe stabiliteti të jenë të mbrojtura”, ka thënë Dacic sipas medieve serbe.
Është e ditur se Serbia, duke pasur mbështetjen e Kinës dhe Rusisë, të cilat kanë veto në Këshillin e Sigurimit, do pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatën botërore, prandaj edhe e thekson “rolin qëndror” të OKB-së.