Daçiç: Serbia duhet të angazhojë lobistë për Kosovën

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia duhet sa më shpejt të jetë e mundur të angazhojë lobistë për të mbrojtur interesat e Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Qëllimi duhet të jetë qasja në vendimmarrësit, posaçërisht te Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, në mënyrë që të ketë mbështetjen e tyre për një zgjidhje të përhershme për Kosovën”, tha ai për Blicin serb.

Ai tha se tani 173 vende e kanë nënshkruar kontratën e lobimit me agjencitë amerikane dhe se është e qartë se në kohët moderne vendi funksionon në këtë mënyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çështja është se e gjithë kjo është transparente, dhe i kam thënë Aleksandar Vuçiçit se ishte një gabim nuk kemi dikë për të lobuar për ne”, ka deklaruar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?