Daçiq: Dëshirojmë anëtarësimin në BE, mirëpo gjithmonë kushtëzohemi me Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë në Toronto, Kanada, se Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, por ka paralajmëruar se në këtë rrugë ka shumë probleme, sidomos kushtëzimet e BE-së.

“E dini se dëshirojmë të shkojmë kah BE-ja, por e dini që në këtë rrugë ka shumë probleme, veçanërisht kushtëzimet e BE-së të cilat për ne janë mjaft të paparashikueshme, shpesh ndryshojnë dhe shumë shpesh ndërlidhen me pikën tonë më të dhimbshme, e kjo është Kosova, përkatësisht integritetit dhe sovranitetit tonë territorial”, ka thënë Daçiq gjatë një pritjeje që i është bërë në konsullatën e Serbisë në Toronto, raporton Koha.net.

Daçiq ka shtuar se për Serbinë është me rëndësi që të gjejë sa më shumë miq nëpër botë, por edhe t’i ruajë miqtë që i ka deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo nënkupton se nuk guxojmë që në llogari të rrugës për në BE të prishim raporte me ndonjë prej miqve tanë tradicionalë, siç janë Rusia e Kina, pasi që ata neve na përkrahin në OKB në raport me Kosovën”, ka shtuar Daçiq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shefi i diplomacisë serbe ka folur edhe për raportet Serbi-Kanada, duke potencuar se kanë raporte shumë të mira.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?