Dalin rezultatet e para në Dibër, BDI nis festën

Në Dibër është mbajtur sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kreun e komunës. Për këtë komunë, kanë garuar Hekuran Duka nga BDI dhe Bekim Pocesta nga koalicioni ASH/AAA.

Shtabi zgjedhor i BDI-së ka nisur festën në Dibër kurse si pjesë e atyre që festojnë është edhe kandidati i tyre, Hekuran Duka. Duka ka garuar për mandat të dytë në këtë komunë.

Dalja në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër ka qenë mbi 45% ndërsa kanë votuar 8534 qytetarë nga 19211 me të drejtë vote. Sot në Dibër është votuar në 27 vendvotime.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?