Dalin shifrat e para, 100 mijë shqiptarë të regjistruar në Serbi
Në Preshevë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë me 58 mijë e 845 banorë.
Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, thotë në Bujanoc deri më tani janë regjistruar mbi 54 mijë qytetarë dhe mbeten edhe diku rreth 90 shtëpi të regjistrohen e në Medvegjë janë regjistruar tetëmijë.
Për të deri tani i bie që rreth 100 mijë shqiptarë kanë deklaruar kombësinë në Serbi.
“Mbi 54 mijë qytetarë janë regjistruar në Bujanoc dhe mbeten edhe diku rreth 90 shtëpi të regjistrohen. Në Medvegjë rreth tetëmijë janë regjistruar. Shpresojmë të jenë mbi 15 % shqiptarë. Ende nuk është përmbyllur procesi në Medvegjë dhe Bujanoc. Shqiptarët janë afër 100 mijë, por ende nuk i kemi të dhënat e përpunuara”.